Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shokohen londinezët te restoranti i Nusretit: Të shpenzosh gjithë paratë brenda 1 nate

Shokohen londinezët te restoranti i Nusretit: Të shpenzosh gjithë paratë brenda 1 nate

18:41, 28/09/2021
A+ Aa A-

Fatura e një klienti te një nga restorantet e Nusret-it është bërë shumë virale në rrjetet sociale, pasi arriti një shumë marramendëse me vetëm një biftek dhe katër Red Bull.

Kuzhinieri i famshëm ka hapur së fundmi një restorant në Knightsbridge të Londrës, “Salt Bae’s”. Duke qenë se prej disa kohësh emri i tij është bërë mjaft i njohur, duket se londinezët kanë shkuar që të shijojnë mishin që gatuan ai.

 “Daily Mail” shkruan se përdoruesit e “Twitter”-it janë tronditur nga vakti i darkës prej 1800 paund për katër persona. Pasi fatura u bë virale në rrjet, njerëzit pranojnë se çmimet e saj i kanë dekurajuar ato që të shkojnë të vizitojnë restorantin e kuzhinierit të famshëm.

“44 paund britanikë për katër Red Bull... duke qeshur”, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale. Postimi në “Twitter” mori mijëra pëlqime dhe komente të pafundme, ku njerëzit tregojnë se janë të tronditur nga çmimet marramendëse te menu.

“Çfarë është një burger i artë? 630 paund për një biftek? Lol, unë do kisha refuzuar të paguaja dhe do largohesha. Kjo është qesharake, gjithashtu marrëzi që të paguash 44 paund për Red Bull”, shkruan një tjetër.  

“Uauu! Të shpenzosh të gjithë bilancin bankar brenda një nate”, komenton një tjetër ndjekës.

Kujtojmë se fama e Nusretit nisi në vitin 2017, pikërisht për mënyrën e përgatitjes së mishit dhe hedhjes së veçantë të kripës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco