Polonia gati të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë

Polonia gati të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë

17:58, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ndërsa numri i lartë i emigrantëve, të cilët përpiqen të kalojnë ilegalisht në Poloni përmes Bjellorusisë, nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi, ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski njoftoi planet për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën kufitare me 60 ditë.

“Të hënën do të kërkoj miratimin e Kabinetit për t’i kërkuar presidentit zgjatjen”,tha Kaminski. “Situata në kufi është serioze”, shtoi ai.

“Ka një numër incidentesh provokuese, që përfshijnë trupa bjelloruse me uniformë dhe përpjekje për të shkelur integritetin e kufirit tonë”, specifikoi ministri.

Varshava ka akuzuar Bjellorusinë për ndihmën dhe inkurajimin e refugjatëve nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme që të grumbullohen në kufirin e jashtëm të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco