Komplot për vrasjen e kryeministrit të Holandës, arrestohet politikani në Hagë

Komplot për vrasjen e kryeministrit të Holandës, arrestohet politikani në Hagë

17:49, 28/09/2021
A+ Aa A-

Policia holandeze ka arrestuar një politikan në Hagë nën dyshimin për përfshirje në një komplot për të vrarë kryeministrin Mark Rutte.

Shërbimi i sigurisë i kryeministrit tha se Arnoud van Doorn, kreu i Partisë së Unitetit të Hagës, u arrestua të dielën.

Ai “shfaqi sjellje të dyshimtë” ndërsa ecte nëpër të njëjtën zonë të qytetit si Rutte, tha shërbimi.

Van Doorn u lirua të hënën pas marrjes në pyetje të policisë.

Avokati i tij, Anis Boumanjal, i tha BBC-së se nuk duhej të ishte arrestuar sepse nuk kishte dyshime të arsyeshme se ishte fajtor.

Kryeministrit Rutte i janë shtuar forcat e sigurisë pas frikës se mund të jetë objekt i një sulmi a rrëmbimi nga një bandë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco