VIDEO/ Kaos në pikat e karburantit në Londër, ‘plas’ sherri me thika mes shoferëve

VIDEO/ Kaos në pikat e karburantit në Londër, ‘plas’ sherri me thika mes shoferëve

17:15, 28/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër pasi pritja e gjatë dhe radhët në pikat e karburantit kanë irrituar britanikët të cilët kanë arritur të marrin thika me vete për të siguruar pak benzinë.

Një shofer britanik në jug-lindje të Londrës, i irrituar nga pritja e gjatë dhe radhët kilometrike për pak benzinë, debatoi me një shofer tjetër,  pa hezituar të nxirrte edhe thikën.

Siç shihet në video, shoferi i tërbuar iu drejtua shoferit tjetër dhe duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi të zbriste nga makina.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilët ndërhynë për neutralizimin e situatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco