VIDEO/ Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Ballkani, kapen mbi 2.6 ton kokainë

VIDEO/ Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Ballkani, kapen mbi 2.6 ton kokainë

16:36, 28/09/2021
A+ Aa A-

Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani, duke akuzuar 61 persona.

Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë. Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha më 27 shtator se ky kartel kishte “përmbytur Evropën me kokainë”.

Transporti i drogës për në Evropë bëhej nga Amerika e Jugut për mes Spanjës. Në këtë operacion ndërkombëtar u angazhuan agjencitë e sigurisë nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Spanja, Gjermania, SHBA dhe Kolumbia.

“Kjo organizatë kriminale përbëhej kryesisht nga kriminelë serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë si dhe kishte një rrjet të shtrirë në disa vende”, tha Europol.

Gjatë disa muajve, agjencitë e policisë mblodhën informacione duke bërë që autoritetet spanjolle në muajin mars të bastisnin disa qytete dhe të arrestonin 13 individë, përfshirë një oficer policie që punonin me kartelin.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco