Vaksina efektive, bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali

Vaksina efektive, bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali

20:05, 27/09/2021
A+ Aa A-

Vijon të ulet me ritme të ndjeshme numri i infektuarve të rinj ditor dhe vdekjeve nga koronavirusi në Itali, duke dhënë një tjetër provë për të gjithë skeptikët se vaksina funksionon.

Kështu, në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë regjistruar 1 mijë e 772 raste të reja me koronavirus, krahasuar me 3 mijë e 100 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu, 45 persona të tjerë humbën jetën, për një total mbi 130 mijë që nga nisja e pandemisë.

Në terapitë intensive ndodhen të shtruar 488 persona ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 2 mijë e 892 persona.

Rajonet që regjistrojnë më shumë raste të reja janë Emiglia Romagna, e ndjekur nga Siçilia dhe Lazio. Aktualisht në të gjithë vendin ndodhen ende 101 mijë raste aktive me Covid.

Autoritetet italiane bënë me dije disa ditë më parë se tashmë mbi 75% e popullsisë mbi 18 vjeç i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe tashmë personat vulnerabël kanë nisur të aplikojnë dhe dozën e tretë sipas rekomandimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco