Britani/ Forcat speciale me armë të re, me një goditje rrëzon helikopterin

Britani/ Forcat speciale me armë të re, me një goditje rrëzon helikopterin

19:22, 27/09/2021
A+ Aa A-

Shtetet e fuqishme vijojnë të jenë në një garë armatimesh. Një ndër faktorët që përcakton dhe pozicionin dhe fuqinë e tyre në arenën ndërkombëtare është dhe përparimi dhe risitë që ata sjellin në fushën ushtarake.

Forcat speciale britanike janë armatosur me një armë të re dhe shumë të fuqishme. Pushka gjysmë automatike e quajtur “Gepard GM6 Lynx”, mund të rrëzojë helikopterët dhe të shpojë mjetet e blinduara vetëm me një goditje.

Arma krahasohet me një top për shkak të impaktit të saj shkatërrues, ndonëse është shumë herë më e vogël në përmasa.

“Geopard GM6 Lynx”, është e prodhuar në Hungari dhe ka një saktësi prej 2 kilometrash.

Është përshtatur që të mos ketë impakt të madh te qitësi për shkak të forcës së madhe pas goditjes.

Kjo armë ka një çmim prej 9 mijë funte apo mbi 10 mijë e 500 eurosh.

Ndonëse dëshira për paqe është e madhe, frika dhe pasiguria ndaj më të fuqishmit është ekzistente që i bën dhe shtetet të shpenzojnë shumë të mëdha për zhvillimin dhe fuqizimin ushtarak.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco