Një tjetër tërmet i fortë godet sërish Kretën, ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet i fortë godet sërish Kretën, ja sa ishte magnituda

13:24, 27/09/2021
A+ Aa A-

Pas tërmetit të fortë që goditi ishullin Kretën në orët e para të mëngjesit, ku një person humbi jetën, një tjetër tërmet ka goditur sërish ishullin grek.

Sipas mediave greke tërmeti ishte i magnitudës 4.8 i shkallës Rihter dhe u regjistrua rreth orës 14:00 sipas orës lokale.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 22 km në juglindje të Heraklionit.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 12.6 km.

Zjarrfikësit janë tashmë në zonë ndërsa i gjithë mekanizmi shtetëror është mobilizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco