Meme-ja e njohur shitet për çmimin marramendës 

Meme-ja e njohur shitet për çmimin marramendës 

15:23, 26/09/2021
A+ Aa A-

Memeja e njohur, ku një vajzë dy vjeçare bën një mimikë, është shitur për çmimin marramendës prej 74,000 dollarë. 

Fotografia, e quajtur “Slo Eyeing Chloe”, tregon të miturën Chloe Clem duke i dhënë një pamje mosmiratuese pasi nëna e saj i thotë se do të udhëtojnë drejt Disneyland. 

“NFT” janë shenja dixhitale që demonstrojnë pronësinë e artit elektronik. 

Familja Clem nxori në ankand NFT -në e tyre për 25 Ethereum - një formë kriptomonedhë. 

Memeja është blerë nga 3F Music, një kompani prodhimi muzikore me qendër në Dubai.  

NFT -të zakonisht blihen dhe shiten për kriptovaluta. Pavarësisht se posedojnë certifikatën dixhitale, blerësit nuk kontrollojnë të drejtën e autorit për imazhin që përfaqëson. 

Nëna e Chloe, Katie, tha se ajo dhe familja e saj shikuan ankandin nga shtëpia e tyre në Utah dhe ishin të kënaqur me shitjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco