Biden: Sjellja e oficerëve të kufirit ndaj migrantëve haitianë e papranueshme 

Biden: Sjellja e oficerëve të kufirit ndaj migrantëve haitianë e papranueshme 

14:45, 26/09/2021
A+ Aa A-

Përballë rritjes së presionit politik nga të gjitha anët për menaxhimin e kufirit, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se trajtimi i migrantëve haitianë këtë javë ishte i sikletshëm dhe i rrezikshëm. 

Biden premtoi pasoja pas një hetimi mbi mënyrën se si oficerët e policisë kufitare silleshin me migrantët haitianë. 

Zyrtarët më vonë pezulluan përdorimin e patrullave të kuajve pranë kampit. “Ata dërguan mesazh të gabuar në të gjithë botën. Thjesht nuk jemi ata që jemi”, theksoi Biden. 

Përgjatë historisë, valët e refugjatëve të ardhshëm, irlandezët në vitet 1800, irakianët pas 11 Shtatorit 2001, meksikanët dhe amerikano-latinët për dekada, kanë hasur edhe armiqësi, por edhe mikpritje kur kanë shkelur në SHBA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco