Protesta zgjedhore në Moskë, qytetarët: U mashtruam përsëri...

Protesta zgjedhore në Moskë, qytetarët: U mashtruam përsëri...

21:34, 25/09/2021
A+ Aa A-

Qindra njerëz, të zemëruar nga zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar, iu bashkuan protestës në qendër të Moskës, duke mbajtur pankarta që shkruan "ktheni zgjedhjet", raporton Reuters.

Protesta u organizua nga disa politikanë, kryesisht komunistë, të cilët pretendojnë se janë mashtruar dhe bëjnë thirrje për heqjen e votimit elektronik.

"Unë erdha sot këtu sepse u mashtruam përsëri," tha një grua në protestë.

Policia ruse arrestoi disa aktivistë të opozitës të Premten dhe paralajmëroi se ata do të ndalonin të gjitha tubimet ilegale gjatë fundjavës, por agjencia britanike thekson se nuk kishte informacion në lidhje me arrestimet në protestë gjatë ditës.

Agjencia e lajmeve Interfax publikoi një vlerësim nga policia e Moskës se rreth 400 pjesëmarrës, përfshirë gazetarë, u mblodhën në protestë, ndërsa Reuters - duke iu referuar dëshmitarëve okularë, deklaron se ishin rreth 1.500 njerëz.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën të Premten, dhe sipas tyre, partia në pushtet Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Presidentin Vladimir Putin, fitoi 324 nga 450 vende në Dumën Ruse.

Kremlini ka thënë se dëshiron që votimi elektronik, i cili u përdor në Moskë dhe disa rajone të tjera në zgjedhjet e javës së kaluar, të futet në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme, sipas Reuters .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco