Spanjë: Vullkani Cumbre Vieja ‘ulërin’, lumenjtë e llavës shkatërrojnë zonën

Spanjë: Vullkani Cumbre Vieja ‘ulërin’, lumenjtë e llavës shkatërrojnë zonën

12:58, 25/09/2021
A+ Aa A-

Lumenjtë e llavës që dolën nga vullkani Cumbre Vieja duke shkaktuar shpërthime të dukshme në qiellin e errët gjatë natës në ishullin spanjoll, ka hyrë në fazën e tij më intensive.

Që nga e diela e kaluar (19 shtator) kur vullkani shpërtheu, mijëra ton llavë kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë detyruar gati 6000 njërëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet spanjolle thanë sot (25 shtator) se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të evolucionit të aktivitetit vullkanik.

Ekspertët thonë se vullkani ka hyrë në një fazë të re shpërthyese.

Kompania menaxhuese e aeroportit të ishullit Aena njoftoi sot se aeroporti është i mbyllur.

"Aeroporti La Palma nuk po punon për shkak të akumulimit të hirit. Operacionet e pastrimit kanë filluar, por situata mund të ndryshojë në çdo kohë," shkroi kompania menaxhuese e aeroportit në Twitter.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco