VIDEO/ Migrantët ngrijnë për vdekje në kufirin Bjellorusi - Poloni

VIDEO/ Migrantët ngrijnë për vdekje në kufirin Bjellorusi - Poloni

10:11, 24/09/2021
A+ Aa A-

BBC ka marrë dëshmi direkte nga emigrantët të cilët thonë se janë dëbuar ilegalisht nga Bashkimi Evropian prej trupave kufitare polake.

Afër kufirit midis Bjellorusisë dhe Polonisë, korrespondenti i BBC-së në Evropë, Nick Beake, gjeti emigrantë të bllokuar në një pyll, ku temperaturat e natës kishin rënë shumë nën nivelin e ngrirjes. Katër persona dihet se kanë vdekur.

Anëtare të BE-së, Polonia, Letonia dhe Lituania kanë shpallur secila gjendje të jashtëzakonshme mes një rritjeje të mijëra njerëzve që përpiqen të hyjnë nga Bjellorusia.

BE-ja ka akuzuar Presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko për përdorimin e emigrantëve si armë, ndërsa Polonia i ka ndaluar punonjësit e ndihmës dhe gazetarët të hyjnë në zonën e saj kufitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco