Lituania u bën thirrje njerëzve që t'i flakin tutje, telefonat kinezë Xiaomi 10T Pro u zbulua se kishte aftësi për të censuruar fjalë të caktuara, thuhet në raport

Lituania u bën thirrje njerëzve që t'i flakin tutje, telefonat kinezë

09:02, 23/09/2021
A+ Aa A-

Konsumatorët duhet të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e telefonave të rinj, ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, njofton BBC.

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë.

Ajo pretendoi se një telefon Xiaomi kishte të integruara mjete për censurim, ndërsa një model tjetër Huawei kishte të meta sigurie.

Huawei tha se asnjë e dhënë e përdoruesit nuk dërgohet jashtë dhe Xiaomi tha se nuk i censuron komunikimet.

"Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ata që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur," tha zëvendësministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius.

Censurimi

Telefoni kryesor i Xiaomi, Mi 10T 5G u zbulua se kishte softuer që mund të zbulonte dhe censuronte terma si "Free Tibet", "Long Live Taiëan Independence" ose "democracy movement", thuhet në raport.

Ai theksoi më shumë se 449 terma që mund të censurohen nga aplikacionet e sistemit të telefonit Xiaomi, përfshirë shfletuesin e paracaktuar të internetit.

Në Evropë, kjo aftësi ishte fikur në këto modele, por raporti argumentoi se mund të aktivizohej nga distanca në çdo kohë.

"Pajisjet e Xiaomi nuk censurojnë komunikimet për ose nga përdoruesit e saj," tha një zëdhënëse për BBC.

"Xiaomi kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të kufizojë ose bllokojë asnjë sjellje personale të përdoruesve tanë të smartphone, të tilla si kërkimi, thirrja, shfletimi në internet ose përdorimi i softuerëve të komunikimit të palëve të treta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco