FDA miraton dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 65-vjeç dhe për të sëmurët kronikë

FDA miraton dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 65-vjeç dhe për të sëmurët kronikë

08:16, 23/09/2021
A+ Aa A-

Administrata Federale e Barnave e SHBA (FDA) njoftoi të mërkurën (22 shtator) se ka miratuar dozën e tretë të vaksinës Pfizer të Covid-19 për personat mbi moshën 65 vjeç dhe për personat mbi 18 vjeç të cilët kanë “rrezik të lartë” për të zhvilluar një formë serioze të sëmundjes, të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Doza përforcuese mund të jepet gjashtë muaj pas dozës së dytës.

Përveç njerëzve në "rrezik të lartë" për zhvillimin e rëndë të sëmundjes së  COVID-19, FDA ka rekomanduar gjithashtu një dozë të tretë për personat  me "ekspozim të shpeshtë" ndaj SARS-CoV-2, të cilët gjithashtu i vendos  në grupin "me rrezik të lartë", tha FDA  në njoftimin për shtyp.

Komisioni  Këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të votojë sot dhe të miratojë dozën  e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/09/2021 10:44

ËSHTË E PADISKUTUESHME QË SHBA DHE TË GJITHA QEVERITË NË BOTË, ME MBËSHTETJEN E OBSH, KANË VENDOSUR NË MËNYRËN MË KRIMINALE PËR MINIMIZIMIN E POPULLSISË SË BOTËS (NDËRPREJA E LINDSHMËRISË PËR NJË PERIUDHË 20 VJEÇARE) DHE PËR ELEMINIMIN E POPULLSISË INAKTIVE MBI MOSHËN 65 VJEÇ (DUKE UA BËRË MË TË VËSHTIRA DHE SA MË VDEKJEPRURËSE SËMUNDJET DHE VIRUSET STINORE)! A U VAKSINUA POPULLSIA E BOTËS GJATË DHE PAS PANDEMISË GLOBALE TË CORONAVIRUSIT TË "GRIPIT SPANJOLL" NGA 1918 DERI NË 1920? NËSE PO, SA HERË U VAKSINUAN DHE NGA SA DOZA MORËN??? PSE PO DETYROHET DHE PO PROPAGANDOHET ME KAQ FORCË DHE DERI NË SHANTAZH VETËM VAKSINIMI SI E VETMJA MASË "SHPËTIMI" NGA KJO ARMË BIOLOGJIKE?

Shto koment

Denonco