‘Gabby Petito është vrarë’/ Historia e një krimi që po trondit botën

‘Gabby Petito është vrarë’/ Historia e një krimi që po trondit botën

09:21, 22/09/2021
A+ Aa A-

Në botë ndodhin mijëra krime përditë, por pak prej tyre ia dalin të tërheqin vëmendjen e medias tradicionale dhe asaj sociale sa zhdukja e blogeres amerikane, Gabby Petito.

Sipas BBC, FBI ka konfirmuar se trupi i gjetur në një park kombëtar në SHBA të dielën i përket 22-vjeçares. Një raport paraprak mjekoligjor ka arritur në përfundimin se Gabby është vrarë, por pa dhënë detaje se si ka ndodhur krimi.

Petito po vizitonte parkun kombëtar ‘Grand Teton’ me të fejuarin, Brian Laundrie, 23 vjeç. Të dy udhëtonin në një furgon dhe mbanin një blog për turin e tyre. Policia ka shpallur në kërkim të fejuarin e saj, i cili nuk dihet se ku ndodhet. Ai konsiderohet person interesi për ngjarjen, por nuk është paditur akoma për ndonjë krim.

Gjithçka nisi në fillim të këtij muaji, kur Laundrie u kthye në shtëpi në Florida vetëm me furgonin e tij të bardhë. Ai nuk kontaktoi as policinë dhe as familjen e të fejuarës pas kthimit. Më 10 shtator, familja e Petitos e raportoi të humbur në polici vajzën e tyre.

Disa javë më herët, policia në qytetin e Moab në Utah ishte lajmëruar për një incident të mundshëm në familje. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë zonjushën Petito duke qarë dhe duke u ankuar për gjendjen e rënduar mendore. Një raport policor theksonte se zoti Laundrie ishte ankuar se e fejuara e kishte goditur gjatë një debati.

Asnjë padi nuk u ngrit dhe policia rekomandoi që çifti të kalonin natën veçmas. Se çfarë ndodhi më pas, nuk dihet.

Policia ka nisur një aksion në shkallë të gjerë për gjetjen e zotit Laundrie. Qindra njerëz kanë raportuar se e kanë parë atë në vende të ndryshme.

Çështja ka marrë vëmendjen e publikut jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën. Ajo është bërë fokus kryesor në median sociale si në TikTok, Instagram apo Twitter. Brenda një dite në TikTok, një hashtag GabbyPetito mori mbi 650 milion shikime.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco