5 të plagosur nga sulmi me armë në Washington, përfshirë një 13 vjeçar, autori në arrati

5 të plagosur nga sulmi me armë në Washington, përfshirë një 13 vjeçar, autori në arrati

19:52, 21/09/2021
A+ Aa A-

Policia federale në SHBA ka njoftuar se pesë persona, përfshirë një djalë 13-vjeç, u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj një grupi jashtë një mini-tregu në Uashingtonin juglindor.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi pak pas orës 08:30 (lokale) para një dyqani në Alabama Avenue.

Përveç adoleshentit, dy burra dhe dy gra u plagosën. Shumica kanë plagë plumbash në pjesën e poshtme të trupit. Njëri nga burrat u qëllua në gjoks dhe po trajtohet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

I dyshuari është arratisur dhe është shpallur në kërkim. “Në qytetin tonë, nëse dikush qëllon një turmë njerëzish, duke plagosur pesë të pafajshëm është e papranueshme, ” tha shefi i policisë Robert Cody. “Është e papranueshme,” këmbënguli ai. “Mund të jetë fëmija, nëna, babai, motra, vëllai i kujtdo.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco