Itali/ Mbi 3 mijë raste të reja dhe 67 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Itali/ Mbi 3 mijë raste të reja dhe 67 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

18:26, 21/09/2021
A+ Aa A-

Gjatë ditëve të fundit në Itali është vënë re një qëndrueshmëri përsa i përket shifrave të të infektuarve me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 3377 raste të reja nga 330 275 testime dhe kanë humbur jetën 67 persona.

Ndërkaq në spital numri i pacientëve vijon të jetë i ulët, vetëm 7 pacientë janë shtruar sot në kujdesin intensive dhe 45 pacientë më pak se një ditë më parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 6 308 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shpallur të infektuar me Covid 4,641,890 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 130,421 persona 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco