Lajmi i fundit

VIDEO/ Bashkia e Tiranës mësyn te ‘Sarajet’, merr në kontroll pronën private

Zgjedhjet federale/ Trudeau mbetet kryeministër i Kanadasë, por pa shumicën parlamentare

Zgjedhjet federale/ Trudeau mbetet kryeministër i Kanadasë, por pa shumicën parlamentare

17:48, 21/09/2021
A+ Aa A-

Duke siguruar mandatin e tretë si kryeministër, Justin Trudeau u prit me duartrokitje në selinë e Liberalëve në Montreal ndërsa falënderoi Kanadezët për rizgjedhjen e tij.

Lideri liberal siguroi vota të mjaftueshme gjatë zgjedhjeve pandemike të Kanadasë për një tjetër mandat, por ashtu siç pritej nuk arriti të fitojë shumicën për qeverisje.

Liberalët nuk arritën të siguronin as 170 vendet e nevojshme në Dhomën e Komunave me 338 vende për të pasur shumicën. Trudeau do të ketë nevojë për mbështetjen e të paktën një pale tjetër për të ruajtur një qeveri me ndihmën e një koalicioni.

Liberalët kishin 155 vende, Konservatorët 119, Blloku Quebecois 32, NDP 24 vendendërsa të Gjelbrit dy.

Deri në orët e para të së shtunës, Liberalët kryesuan në 156 vota, Konservatorët në 121, Bloc Quebecois në 31, NDP në 27 dhe të Gjelbrit në dy. Konservatorët e Erin O'Toole udhëhoqën Liberalët në votimin popullor me gati tre përqind.

Rezultatet e ndryshme të provincave Quebec dhe Ontario ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Liberalëve të Trudeau në zgjedhjet federale të 2021. Kjo ishte fushata më e shtrenjtë zgjedhore e cila kushtoi rreth 600 milionë dollarë, por që rezultoi me një ndryshim të vogël në numrin e vendeve në Kanada.

Pritet sërish që kanadezët të kthehen në votime në 2023. Trudeau bëhet kryeministri i tetë kanadez që fiton tre (ose më shumë) zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco