Shtohen rastet e reja me Covid në Greqi, regjistrohen 42 të vdekur në 24 orët e fundit

Shtohen rastet e reja me Covid në Greqi, regjistrohen 42 të vdekur në 24 orët e fundit

17:06, 21/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 3,040 raste të reja me koronavirus.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 636,596, nga të cilët 51.0% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 134 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 3,178 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 42 qytetarë.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 14,548.

Prej tyre 95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin 70 vjeç e lart.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco