Vetëm kjo kategori udhëtarësh mund të hyjë në SHBA nga fillimi i nëntorit

Vetëm kjo kategori udhëtarësh mund të hyjë në SHBA nga fillimi i nëntorit

14:53, 21/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara, njoftuan lehtësimin e masave anti-covid, duke lejuar udhëtimet për të gjithë shtetasit e huaj të vaksinuar nga fillimi i muajit nëntor.

Jeff Zients, koordinatori përgjegjës i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, tha se shtetasve të huaj që udhëtojnë në SHBA, do t’iu kërkohet prova e vaksinimit.

Udhëtarët do të duhet të tregojnë provën e vaksinimit para se të hyjnë në bordin e avionëve që nisen drejt SHBA. Një test COVID-19 gjithashtu do të vazhdojë të kërkohet brenda tre ditëve nga nisja dhe prova e rezultateve negative duhet të tregohet.

Bllokimi i udhëtimeve jo thelbësore nga SHBA ka qenë në fuqi që nga fillimi i vitit 2020, duke nisur me kinën dhe më pas duke u zgjeruar tek vizitorët nga Irani, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, 29 rajonet në rajonin evropian Shengen, Brazili, Afrika e Jugut dhe India.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco