Memorial i ri në Amsterdam me emrat e 102,000 viktimave të Holokaustit

Memorial i ri në Amsterdam me emrat e 102,000 viktimave të Holokaustit

13:59, 21/09/2021
A+ Aa A-

Një memorial i ri që nderon më shumë se 102,000 viktimat holandeze të Holokaustit u zbulua të dielën nga mbreti Ëillem-Alexander.

I projektuar nga arkitekti polako-hebre Daniel Libeskind, Memoriali i Emrave është vendosur në Lagjen Hebraike të qytetit. Ai paraqet emrin e çdo viktime, datën e lindjes dhe moshën kur ata vdiqën të gdhendur në një tullë ndër disa mure.

Vetë muret janë projektuar për të formuar katër shkronja hebraike, që krijojnë fjalën që përkthehet si "Në përkujtim të."

Para Holokaustit, kishte rreth 140,000 hebrenj që jetonin në Holandë. Deri në fund të luftës, më shumë se dy të tretat e popullsisë hebraike të vendit ishin vrarë nga nazistët.

Jacques Grishaver, kryetar i Komitetit Holandez të Aushvicit, e zbuloi zyrtarisht monumentin të dielën me mbretin, në prani të personaliteteve dhe të mbijetuarve të Holokaustit.

Pasi ecën nëpër porta, secili mori një gur të bardhë dhe e vendosi para një muri përkujtimor: një traditë hebraike kur vizitonte varret.

'Jo, nuk e ka Djalli fjalën e fundit'

Image

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se monumenti duhet t'i bëjë njerëzit të përballen me pyetjen nëse Hollanda bëri mjaft për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës.

Ai e quajti epokën "një faqe e zezë në historinë e vendit tonë", duke shtuar se monumenti gjithashtu kishte një mesazh të rëndësishëm bashkëkohor "në kohën tonë, kur antisemitizmi nuk është kurrë larg. Monumenti thotë JO! Ai bërtet "Jini vigjilentë!"

Memoriali u ngrit pranë një ish-salle koncertesh ku hebrenjtë mbaheshin para se të dërgoheshin në kampet e përqendrimit kur Amsterdam ishte nën pushtimin gjerman.

Ai u pagua pjesërisht nga bashkëfinancimi: 84,000 njerëz paguan nga 50 euro secili për të sponsorizuar njërën prej tullave.

Zbulimi zyrtar erdhi një vit pasi një shoqe e Anne Frank, Jacqueline van Maarsen, vuri gurin e parë, i cili mban emrin e 20-vjeçares Dina Frankenhuis, vrarë në Sobibor.

Rutte tha se monumenti mbart një mesazh jetësor. "Ky monument thotë 102.163 herë:"Jo, ne nuk do t'ju harrojmë! Jo, ne nuk do të pranojmë që emri juaj të harrohet! Jo, e keqja nuk e ka fjalën e fundit! Secili prej tyre ishte dikush dhe sot ata rikthehen me emrat e tyre. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco