Si ndodhi helmimi i Aleksandër Litvinenkos?

Si ndodhi helmimi i Aleksandër Litvinenkos?

13:48, 21/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka shpallur Rusinë përgjejgëse për vdekjen e Aleksandër Litvinenkos.

Sipas mediave të huaja, Litvinenko ndërroi jetë në vitin 2006 pasi kishte pirë çaj të helmuar me Polonium-210, një izotop i rrallë radioaktiv.

Ai ishte sëmurë më 1 nëntor 2006 dhe vdiq disa ditë më vonë. Litvinenko ishte një ish-spiun rus, i cili ishte vrarë në Londër. 44 vjeçari kishte qenë oficer i shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), ish-KGB, dhe iku në Britani pasi kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 21 shtator 2021, Gjykata Evroiane e të Drejtave të Njeriut, tha se Rusia ishte përgjegjëse pë vdekjen e Litvinenkos. Vrasja e tij dyshohej se ishte firmosur personalisht nga Putin, diçka që ai vetë e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme.

“Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenko në Mbretërinë e Bashkuar”, tha gjykata në një deklaratë mbi vendimin e fundit.

Dmitri Kovtun dhe Andrei Lugovoi, të cilët të dy përballen me sanksione amerikane, janë dy burrat e kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për vrasjen e Litvinenkos. Mbi një deklaratë më parë, dyshja dyshohet se e kanë vrarë kritikun e Putin, duke përdorur poloniumin radioaktiv. Në anën tjetër, hetimi për vdekjen e ish-spiunit zbuloi se ai ishte vrarë në një operacion të FSB-s.

Rusia që atëherë ka refuzuar të ekstradojë Kovtun dhe Lugovi në mënyrë që ata të mund të përballen me gjyqin në Britani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco