FOTO/ Anglezi gjen kukullën horror me mesazh drithërues në murin e shtëpisë

FOTO/ Anglezi gjen kukullën horror me mesazh drithërues në murin e shtëpisë

13:27, 21/09/2021
A+ Aa A-

Londër - Pronari i një shtëpie u trondit kur gjeti një kukull lecke dhe një shënim drithërues, të fshehur brenda një muri në shtëpinë e tij të re.

Jonathan Lewis, 32 vjeç, sapo kishte marrë çelësat e shtëpisë së tij të re në Liverpool, kur vendosi të shikonte se çfarë kishte brenda hapësirës, nën shkallët që ishin ngjitur – dhe shikoni  vetë këtë që tashmë duket si diçka nga një film horror, apo jo?!

Mësuesi i shkollës fillore Jonathan filloi të godasë murin dhe gjeti aty një kukull të vogël lecke me pamje të pafajshme, e veshur me një fustan me shirita - por kukulla e lezetshme mbante një shënim tronditës, që thoshte se kukulla kishte vrarë pronarët e mëparshëm. E bukur kjo!

Aty shkruhej: "I dashur lexues, pronar i ri i shtëpisë, faleminderit që më çlirove!

"Emri im është Emily. Pronarët e mi jetuan në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk më pëlqenin, kështu që ata duhej të iknin nga kjo botë.

"Gjithë çka ata bënin ishte të këndonin dhe të gëzoheshin. Kjo ishte e dhimbshme.

"Goditja me thikë ishte zgjedhja që gjeta për vdekjen e tyre, kështu që unë shpresoj edhe ju të keni thika.

"Shpresoj të pushojnë mirë".

Mirë pra, unë shpresoj se po flas për të gjithë ne kur them, shite shtëpinë dhe ik larg.

Jonathan i tha Liverpool Echo: "Sapo bleva shtëpinë dhe mora çelësat të premten. E dija se ishte një zbrazëti nën shkallët që ishin suvatuar.

"Kishte një tel që dilte aty ku pronarët e mëparshëm kishin frigoriferin, por unë nuk e dija se ku ishte lidhur teli, kështu që unë gërvisha ca nga gipsi për të parë se çfarë kishte atje.

"Unë hapa një vrimë sa grushti, mora dritën dhe pashë që aty ishte një kukull që rrinte ulur atje."

Fatmirësisht për Jonathan - i cili me sa duket nuk dëshiron të goditet për vdekje nga një kukull e pushtuar nga djalli - e gjithë kjo duket se është shaka.

Agjenti i pasurive i ka thënë atij që kuzhina është bërë vetëm pesë vjet më parë, që do të thotë se kukulla ka shumë të ngjarë të ishte vendosur atje atëherë.

Ai shtoi: "Disa nga miqtë e mi më kanë thënë që ta vendos shtëpinë time në treg dhe të largohem, por mendoj se kjo është vetëm një e qeshur.

"Të jem i sinqertë, e konsiderova gjithë këtë si për të qeshur. Unë ndoshta do të bëja të njëjtën gjë.”

"Letra thotë viti 1961 por agjenti i pasurisë tha se kuzhina ishte bërë vetëm katër ose pesë vjet më parë.

"Unë mendoj se duhet të jetë vënë atje atëherë sepse gazeta nuk duket shumë e vjetër dhe duket relativisht e kohëve të fundit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco