Ekonomia gjermane i druhet fitores së të majtëve në zgjedhje

Ekonomia gjermane i druhet fitores së të majtëve në zgjedhje

12:54, 21/09/2021
A+ Aa A-

Në bazë të zgjedhjeve të fundit duket një mundësi reale që qeveria e ardhshme gjermane të përbëhet nga një koalicion tri partish të spektrit të majtë politik: nga socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe partia E Majta.

Përballë këtij fakti, kryesisht konkurrentët politikë, por edhe përfaqësues të ekonomisë paralajmërojnë për pasojat që mund të kishte kjo për Gjermaninë. Kryetari i CSU-së bavareze, Markus Soder tha së fundi se “rritjet e taksave, që planifikojnë SPD dhe E Majta do ta dëmtojnë ekonominë dhe do të asgjësojnë çdo angazhim të sipërmarrësve”.

Ndërsa kryetari i CDU-së, Armin Laschet tha se do të luftonte me të gjitha mjetet që ky vend “të mos merret nga ideologët”. Kryetari i liberalëve të FDP, Christian Linder kujton se si socialdemokratët, ashtu edhe Të Gjelbrit “duan të rrisin barrën tatimore në vendin e taksave më të larta, në Gjermani. Të dyja (partitë) mbrojnë kolektivizimin e mëtejshëm të financave në Evropë. Scholzi madje dëshiron të vendosë një taksë të re, për BE, dhe risigurimin për sigurimin e papunësisë. Si pasojë, punonjësit në Gjermani do të paguanin pasojat e politikave të gabuara ekonomike diku tjetër.”

Ngjashëm janë shprehur edhe përfaqësues të sipërmarrjeve të mesme gjermane. Përfaqësues të ndryshëm e quajnë këtë “skenarin më të keq” për sipërmarrjet e tyre.

Shumica e këtyre sipërmarrjeve në Gjermani janë në pronësi familjare. Ato sigurojnë 60% të vendeve të punës me sigurime shoqërore në Gjermani. Prandaj pesha e tyre në ekonomi dhe në votë është e ndjeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco