Ndërroi jetë në një hotel në Zvicër, dalin detaje tronditëse nga vdekja e 22 vjeçares britanike

Ndërroi jetë në një hotel në Zvicër, dalin detaje tronditëse nga vdekja e 22 vjeçares britanike

12:40, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ndërsa gjyqi ndaj 22-vjeçares Anna Reed, e cila u vra në dhomën e saj të hotelit në vitin 2019, vazhdon, shtypi britanik së fundmi shkruan se gruaja fatkeqe u vra nga i dashuri i saj për para.

"Ne besojmë se ajo u vra për përfitime financiare," tha një burim i prokurorisë për The Times.

Pesë muaj pas vdekjes së Reed, një kartë debiti që i përkiste asaj u gjet e fshehur në një panel të ashensorit të hotelit.

Duke folur për shtypin britanik, burimi i zyrës së prokurorit tha:

 "Karta e debitit ishte fshehur me shumë kujdes dhe është e qartë se do të merrej më vonë. Pretendimi i të pandehurit nuk ishte kurrë bindës," tha ai.

I dashuri i Reed kishte pohuar më parë se 22-vjeçarja vdiq për shkak të një loje të rrezikshme që ata bënë gjatë marrëdhënieve seksuale, në deklaratën e tij në prokurori.

Gjithashtu është zbuluar se Marc Schatzle, i cili më parë punonte si truprojë në Gjermani ,është i zhytur në borxhe.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco