Gjykata e Strasburgut: Rusia, përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos

Gjykata e Strasburgut: Rusia, përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos

11:45, 21/09/2021
A+ Aa A-

Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos. Kështu bëri të ditur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Litvinenko, një ish-spiun rus që mori nënshtetësi britanike, vdiq nga helmimi me polonium në vitin 2006 në Londër.

Një hetim publik nga Britania arriti në përfundimin se vrasja me shumë gjasë është miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Por Rusia e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë vrasje.

E veja e Litvinenkos, Marina e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Kjo gjykatë ka arritur në përfundimin se ka të dhëna të forta që tregojnë se helmimi i Litvinenkos është bërë nga agjentë të shtetit rus.

Më tej gjykata thekson se dështimi i Rusisë për të hedhur poshtë këto pretendimet, shton më tej përgjegjësinë e këtij shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/09/2021 15:06

Gjykata e Sorosit dënon Putinin… a thua se ERRU ndonjë çikë fare për atë gjykatë.

Shto koment

Denonco