Kjo foto e presidentit brazilain Jair Bolsonaro duke ngrënë pica në rrugët e Nju Jorkut bëhet virale

Kjo foto e presidentit brazilain Jair Bolsonaro duke ngrënë pica në rrugët e Nju Jorkut bëhet virale

11:35, 21/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ndodhet në Shtetet e Bashkura të Amerikës për të marrë pjesë në Ansamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Por së fundmi një foto e tij teksa po konsumon një copë picë në rrugët e Nju jorkut është bërë virale.

Bolsonaro duhet të konsumonte vaktin e tij të parë në mes të rrugës në SHBA sepse ai nuk përmbushte kërkesën për të paktën një dozë vaksine anti-covid, rregull i vendosur për të gjithë restorantet në SHBA.

Ishte  Ministri Brazilian i Turizmit Gil Machado që ndau në Instagram një fotografi të Bolsonaro dhe ministrave të tjerë në delegacionin e tij, duke ngrënë pica në mes të rrugës.

Bolsonaro i cili gjithmonë ka kundërshtuar rregullat dhe vaksinat anti-covid në një intervistë televizive në dhjetor të vitit të kaluar është shprehur:

 "Unë nuk do të vaksinohem. A mendoni se jeta ime është në rrezik? Ky është problemi im."

Më shumë se 585,000 njerëz vdiqën në Brazil për shkak të pandemisë duke u renditur kështu në vendin e dytë në botë përsa i përket numrit të te vdekurëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco