Kryesonte sondazhet për kancelare në Gjermani, gabimet që fundosen Annalena Baerbock

Kryesonte sondazhet për kancelare në Gjermani, gabimet që fundosen Annalena Baerbock

09:59, 21/09/2021
A+ Aa A-

Annalena Baerbock, ishte atëherë ende në krye, më 19 prill 2021, së bashku me bashkëkryetarin e partisë Të Gjelbrit, Robert Habeck, Annalena Baerbock, 40 vjeç, doli para shtypit në Berlin dhe deklaroi se do të jetë kandidatja e partisë për kancelare. E para me një shans real në atë kohë për t'u zgjedhur. Në atë kohë disa sondazhe i shihnin të Gjelbrit para Unionit CDU-CSU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD). Në përputhje me to Baerbock u prezantua me vetëbesim me fjalët: "Kështu sot fillon një kapitull i ri për partinë tonë. Dhe nëse ne e bëjmë mirë, edhe për vendin tonë ".

Por të Gjelbrit nuk e bënë mirë. Baerbock-ur iu desh të pranonte, se nuk i kishte raportuar siç duhet në Bundestag pagesat e partisë. CV-ja e saj zyrtare përmbante gabime, Baerbock kishte renditur organizata, në të cilat ishte gjoja anëtare, si për shembull Fondi Marshall gjerman". Por ajo nuk aty është anëtare. Dhe në qershor Baerbock publikoi një libër me titull: "Tani. Si të rinovojmë vendin tonë". Në të ajo kopjoi pjesë të tëra nga autorë të tjerë, gjë që vetë e pranoi menjëherë si gabim, por popullariteti i saj ra ndjeshëm.

Tani pak para zgjedhjeve të Gjelbrit, edhe për shkak të gabimeve të kandidates së tyre, kanë vetëm rreth 15 përqind të votave. Një rezultat i mirë ky për të Gjelbrit, por larg ëndrrave të së kaluarës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco