FOTO/ Talebanët lundrojnë me varka, mbajnë edhe armë automatike

FOTO/ Talebanët lundrojnë me varka, mbajnë edhe armë automatike

20:31, 20/09/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra luftëtarë talebanë të armatosur me granatahedhës dhe pushkë automatike, janë parë duke i mbajtur në duar derisa po lundronin me varkat e plastikës me pedale në parkun nacional Band-e Amir, në provincën lindore të Afganistanit, Bamiyan.

Talebanët kanë në duar granata-hedhës dhe armë të zjarrit, shkruajnë mediat e huaja.

Thellë në liqenin e vendit që konsiderohet si aspak i sigurtë, militantët gjetën pak kohë për argëtim. Ky park njihet si ikonë për popullin afgan, që pas shumë viteve luftime po tentojnë t’i rikthehen jetës.

Nga ardhja në pushtet e talebanëve, shumë persona që kanë bashkëpunuar me amerikanët dhe perëndimorët, kanë ndjerë frikë nga persekutimi i mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco