Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet për udhëtimet ndërkombëtare në Nëntor

Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet për udhëtimet ndërkombëtare në Nëntor

20:00, 20/09/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë hyrjen e të gjithë udhëtarëve nga jashtë nga fillimi i nëntorit, me kusht që ata të jenë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Pasagjerët gjithashtu do të duhet të testohen për koronavirus tre ditë para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të veshin maska.

Linjat ajrore do të jenë të detyruara të mbledhin informacion në lidhje me pasagjerët në mënyrë që t'i kontaktojnë ata në rast nevoje, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet që kanë qenë në fuqi që nga marsi i vitit 2020.

Një zëdhënës i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë tha se vendimi ishte "i diktuar nga shkenca".

Nuk dihet për momentin se cilat vaksina do të njihen për udhëtimin në Shtetet e Bashkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco