Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

COVID-19/ Mbi 2 mijë raste të reja në Greqi, regjistrohen 39 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19/ Mbi 2 mijë raste të reja në Greqi, regjistrohen 39 viktima gjatë 24 orëve të fundit

17:02, 20/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 2,126 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 11 janë identifikuar në pikat kufitare të vendit. 

Numri i përgjithshëm i rasteve është 632.908.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 138 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 2,866 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 39 qytetarë si pasojë e virusit.

Që nga fillimi i pandemisë numri i  viktimave ka shkuar në 14,505 vdekje. 

95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco