Qytetarët e vaksinuar plotësisht në Britani dhe BE mund të lëvizin lirshëm në SHBA

Qytetarët e vaksinuar plotësisht në Britani dhe BE mund të lëvizin lirshëm në SHBA

17:00, 20/09/2021
A+ Aa A-

Më në fund do të zbutet ndalimi i udhëtimit për njerëzit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE, i vendosur në marsin e kaluar.

Sipas një vendimi të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, personat që mund të demonstrojnë se janë vaksinuar dyfish, do të lejohen, nga nëntori, të hyjnë në SHBA.

Një zyrtar britanik më tha se vendimi kishte dalë krejt papritur. Kryeministri Boris Johnson kishte planifikuar ta ngrinte këtë cështje nesër në takimin e tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin, por me pak shpresë për të bërë përparim.

Megjithëse detajet nuk janë dhënë, mendohet se zbutja e rregullave do të vijë në kohë që njerëzit të udhëtojnë gjatë Ditës së Falënderimeve.

Kjo ka qenë diçka që ishte kërkuar nga industria e udhëtimit – por më e rëndësishmja për mijëra familje që nuk kanë qenë në gjendje të shohin të dashurit e tyre për 18 muaj si rezultat i kufizimeve të vendosura në kulmin e pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco