Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO/ Ja si torturohet hajduti nga talibanët

VIDEO/ Ja si torturohet hajduti nga talibanët

16:24, 20/09/2021
A+ Aa A-

Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku shfaqet një hajdut i dyshuar në Afganistan, duke u fshikulluar me kamxhik nga talebanët.

Kjo masë është ndërmarrë gjatë fundjavës, pranë ministrisë së Arsimit në Kabul, shkruajnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, burri, akuzohet për vjedhjen e një celulari.

Në pamje, ai shihet duke ulëritur e përpëlitur nga dhimbjet e shkaktuara nga goditjet e kamxhikut, ndërsa është i lidhur pas një shtylle metalike. Kujtojmë që talebanët erdhën në pushtet nga fundi i korrikut.

Një pjesë e qytetarëve atje, arritën të largoheshin nga vendi dhe u vendosën në vende të shumta Evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndërsa të tjerë, janë të detyruar për të ndjekur rregullat strikte të talebanëve, nga të cilat, është dhe ndalimi i shkollimit për gratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco