Tetë viktima dhe gjashtë të plagosur nga sulmi me armë në universitetin rus, arrestohet agresori

Tetë viktima dhe gjashtë të plagosur nga sulmi me armë në universitetin rus, arrestohet agresori

10:22, 20/09/2021
A+ Aa A-

Tetë persona të vrarë dhe gjashtë të plagosur janë konfirmuar deri më tani pas sulmit që ndodhi në një Universitet në Perm.

Meidat sociale të shkollës të hënën në mëngjes paralajmëruan të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin nëse ishte e mundur.

Një video e publikuar në media sociale tregonte student të cilët hidheshin nga dritaret për t’u larguar nga vendngjarja.

Një video tjetër e marrë nga brenda ndërtesës tregon një person të armatosur të veshur me të zeza duke ecur ngadalë nëpër kampus.

Makthi përfundoi me kapjen e autorit, njoftoi universiteti dhe policia.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se sulmuesi është student në universitetin ku ndodhi sulmi.

Sipas mediave lokale dhe ribotuar nga Independent, autori thuhet të jetë 18-vjeçari Timur Bekmansurov.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco