Shpërthim vullkani në Ishujt Kanarie të Spanjës

Shpërthim vullkani në Ishujt Kanarie të Spanjës

20:41, 19/09/2021
A+ Aa A-

Një vullkan shpërtheu në Ishullin La Palma të Kanarieve të Spanjës të dielën, duke çliruar lavë, tym dhe hi në ajër nga parku kombëtar Cumbre Vieja në jug të ishullit.

Autoritetet që më parë kishin filluar evakuimin e të sëmurëve dhe disa kafshëve të fermave nga fshatrat përreth para shpërthimit, i cili ndodhi pasdite në një anë mali të pyllëzuar në zonën Cabeza de Vaca.

Menjëherë pas shpërthimit, bashkia u bëri thirrje banorëve në një deklaratë të "jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm", të qëndrojnë larg zonës dhe të mos dalin në rrugë.

Banorëve të fshatrave aty pranë iu tha të shkonin në një nga pesë qendrat e evakuimit, dhe ushtria u dërgua për ndihmë.

Televizioni spanjoll tregonte lavën që shpërthente dhe shtëllungat e tymit mund të shiheshin nga i gjithë ishulli.

Këtë javë në Cumbre Vieja kishte pasur më shumë se 22,000 lëkundje, një zonë me një varg vullkanesh, ku shpërthimi i fundit ndodhi në vitin 1971 dhe është një nga rajonet më aktive vullkanike në Kanarie.

Shpërthimi më i hershëm vullkanik i regjistruar në La Palma ndodhi në vitin 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING).

Në vitin 1971, një person humbi jetënteksa po fotografonte pranë rrjedhës së lavës, por asnjë pronë nuk u dëmtua. /Voa/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco