Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Astronautët kinezë kthehen në Tokë pas 3 muajsh

Astronautët kinezë kthehen në Tokë pas 3 muajsh

17:20, 19/09/2021
A+ Aa A-

Tre astronautë kinezë u kthyen të premten në Tokë, pas një qëndrimi 90-ditor në një stacion hapësinor, duke shënuar fundin e misionit të parë të vendit që prej vitit 2016.

Përmes një kapsule të vogël, tre astronautët u ulën të sigurt në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme, në veri të Kinës.

 “Ndihem mirë që u ktheva. Fluturimi në hapësirë ishte fantastik. Këtë herë, gjatë misionit tonë 3-mujor, përfunduam pjesën dërrmuese të ndërtimit të stacionit hapësinor, kryem një seri eksperimentesh shkencore dhe shijuam madhësinë dhe magjinë e universit në kohën tonë të lirë”, tha astronauti Tang Hongbo.

“Shenzhou-12” ishte i pari i katër misioneve të planifikuara për periudhën 2021-2022, me Kinën që po monton stacionin e saj të parë hapësinor.

Procesi kërkon në total 11 misione, përfshirë lëshimin në hapësirë të tre moduleve të stacionit.

Misioni i dytë, “Shenzhou-13”, është planifikuar për në tetor, me ekuipazhin e radhës të astronautëve që pritet të qëndrojnë në stacion për 6 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco