Del në ankand një kopje e rrallë e Kushtetutës Amerikane

Del në ankand një kopje e rrallë e Kushtetutës Amerikane

09:43, 19/09/2021
A+ Aa A-

Një kopje origjinale shumë e rrallë e Kushtetutës Amerikane e ratifikuar më 17 shtator 1787 në Filadelfia së shpejti do të ofrohet në ankand në Nju Jork për një shumë të vlerësuar në 15 deri në 20 milionë dollarë, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby's.

Êshtë një nga 11 botimet e para të njohura të printuara të atij dokumenti, i cili do të ofrohet për shitje në mes të nëntorit në Nju Jork.

Deri të Dielën, Sotheby's po ekspozon një koleksion privat të dokumenteve që lidhen me Kushtetutën Amerikane nga periudha revolucionare, nga 1776 në 1789, përfshirë Kartën e famshme Kushtetuese të nënshkruar në Filadelfia nga "etërit themelues" të Shteteve të Bashkuara, përfshirë George Washington, Benjamin Franklin dhe James Madison .

Selby Kiefer, një historian dhe ekspert për shkrimet e lashta në Sotheby's, thekson se kjo është një "kopje jashtëzakonisht e rrallë e shtypur" e Kushtetutës amerikane, sepse "nga rreth 500 kopje të shtypura, kanë mbetur vetëm 11".

Kopja që do të ofrohet për shitje është në pronësi të koleksionistes amerikane Dorothy Taper Goldman, e cila do t'i japë të gjitha të ardhurat një fondi bamirësie për të promovuar demokracinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco