Pakti i mbrojtjes, Franca hedh akuza se SHBA dhe Australia kanë ‘gënjyer’ për marrëveshjen

Pakti i mbrojtjes, Franca hedh akuza se SHBA dhe Australia kanë ‘gënjyer’ për marrëveshjen

08:18, 19/09/2021
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Francës ka akuzuar Australinë dhe SHBA -në se kanë gënjyer për një pakt të ri sigurie, që bëri që Parisi të tërhiqte ambasadorët e tij.

Në një intervistë për televizionin France 2, Jean-Yves Le Drian akuzoi vendet për "shkelje të besimit dhe përbuzje".

Pakti, i njohur si Aukus, do t'i japë Australisë teknologjinë për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Ky veprim pengoi një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.

Marrëveshja, e cila gjithashtu përfshin Mbretërinë e Bashkuar, shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Franca u informua për këtë vendim  vetëm disa orë para se të bëhej njoftimi publik në fillim të kësaj jave.

Le Drian tha se një "krizë serioze" ishte në progres midis aleatëve.

"Fakti që për herë të parë në historinë e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës ne po tërheqim ambasadorin tonë për konsultime është një akt serioz politik, i cili tregon madhësinë e krizës që ekziston tani midis vendeve tona," tha ai për televizioni  'France 2'.

Ai tha se ambasadorët po thirren  për të "rivlerësuar situatën".

Gjithashtu shtoi se Franca nuk e kishte parë "të nevojshme "tërheqjen e ambasadorit të saj nga MB, pasi ai akuzoi vendin për "oportunizëm të vazhdueshëm".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco