Planifikuan të sulmonin festën e hebrenjve, policia gjermane arreston 4 persona

Planifikuan të sulmonin festën e hebrenjve, policia gjermane arreston 4 persona

21:19, 17/09/2021
A+ Aa A-

Një djalë 16-vjeçar sirian dhe tre persona të tjerë janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se kishin planifikuar të sulmonin një sinagogë.

Autoritetet bënë me dije se ata morën "një informacion konkret" në lidhje me një plan për të sulmuar sinagogën në Hagen në festivalin hebre të Yom Kippur.

Policia rrethoi ndërtesën të mërkurën dhe qentë nuhatës e kontrolluan atë për bomba, por nuk gjetën asgjë.

Gjermania ka parë një rritje të sulmeve antisemitike vitet e fundit.

Adoleshenti, i cili është banor në qytetin, në jug të Dortmundit, u arrestua të enjten në mëngjes. Policia ndaloi tre personat e tjerë gjatë bastisjes së një apartamenti ku djali po qëndronte.

Herbert Reul, ministër i brendshëm për shtetin e Nordrhein-Westfalen, ku ndodhet Hagen, tha se informacioni tregon për "një situatë kërcënimi të motivuar nga islamistët".

Informacioni përfshinte kohën e mundshme dhe autorët e mundshëm të një sulmi, tha ai.

Arrestimet u bënë në Yom Kippur, ditën e shenjtë në Judaizëm, kur adhuruesit mbajnë vigjilje gjatë natës. Ndërkohë sinagoga ka anuluar festimet e saj.

"Është e patolerueshme që hebrenjtë të jenë përsëri të ekspozuar ndaj një kërcënimi kaq të tmerrshëm dhe që ata nuk mund të festojnë së bashku fillimin e festës së tyre, Yom Kippur," tha ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht.

Dy vjet më parë në Yom Kippur, një person i armatosur neo-nazist u përpoq të sulmonte një sinagogë në Halle në Gjermaninë lindore, duke vrarë dy persona.

Përpjekja e tij për të hyrë me forcë në ndërtesë u pengua vetëm nga një derë e mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco