Dështoi në evakuimin e stafit në Afganistan, ministrja e Jashtme holandeze jep dorëheqjen

Dështoi në evakuimin e stafit në Afganistan, ministrja e Jashtme holandeze jep dorëheqjen

20:40, 17/09/2021
A+ Aa A-

 

Ministrja e Jashtme holandeze Sigrid Kaag ka dhënë dorëheqjen për shkak të trajtimit të saj të krizës afgane të evakuimit muajin e kaluar.

Ajo është zyrtarja e parë e qeverisë holandeze që tërhiqet për shkak të kaosit që pasoi marrjen të Afganistanit nga talebanët.

Deputetët holandezë kishin miratuar një mocion censure ndaj saj, duke thënë se qeveria ishte shumë e ngadaltë për t'u përgjigjur dhe la pas shumë afganë që duhej të iknin.

Kaag tha se ajo i qëndroi veprimeve të saj, por pranoi vendimin e deputetëve.

Ajo pranoi se qeveria ishte e ngadaltë dhe e turbulluar kur reagoi ndaj paralajmërimeve për një rritje të talebanëve.

Hollanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit.

Por qindra staf lokal dhe njerëz që kishin punuar si përkthyes me trupat holandeze u lanë pas.

Kaag pranoi se qeveria kishte vepruar në bazë të "supozimeve të gabuara", por këmbënguli se ngritja e shpejtë e talebanëve në pushtet i kishte habitur të gjithë, "përfshirë edhe vetë talebanët".

Pavarësisht kësaj, Kaag tha se vota e deputetëve nuk i la asaj zgjidhje tjetër përveçse të tërhiqej nga posti i saj.

"Parlamenti ka gjykuar se kabineti nuk ka vepruar me përgjegjësi," tha Kaag. "Ministri duhet të shkojë nëse politika refuzohet."

Kaag mbetet udhëheqësja e partisë liberale D66 dhe e drejtoi atë në vendin e dytë në zgjedhjet marsin e kaluar. Ajo do të marrë pjesë në bisedimet e fundjavës për formimin e një qeverie të re koalicioni.

Sigrid Kaag është ministri i parë i jashtëm që jep dorëheqjen pas pasojave të kontrollit të talebanëve. Kolegu i saj në kabinet, Ministri i Mbrojtjes Ank Bijleveld, gjithashtu u censurua, por nuk dha dorëheqjen.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab, i cili u kritikua ashpër për qëndrimin me pushime pasi Kabuli ra në duart e militantëve, u zëvendësua në një riorganizim të qeverisë këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco