Australi/ I arratisuri dorëzohet pas gati 30 vitesh në arrati

Australi/ I arratisuri dorëzohet pas gati 30 vitesh në arrati

19:58, 17/09/2021
A+ Aa A-

Një i arratisur i cili kaloi 30 vite në arrati është dorëzuar në policinë australiane.

Mediat e huaja bëjnë me dije se burri u arratis nga një burg gjatës natës së 31 korrikut 1992 duke prerë me sharrë hekurat e qelisë.

"Në atë kohë, përpjekjet për të gjetur burrin ishin të pasuksesshme”, tha policia në një deklaratë.

Emri i burrit është Darko Desic, konfirmoi një zëdhënëse e policisë së “NSW” për “CNN” të enjten.

Në kohën që u arratis ai ishte 35 vjeçe dhe tashmë ai u dorëzua në moshën 64-vjeçarr në stacionin e policisë Dee Why.

Dega 9News e CNN raportoi se Desic ishte arratisur në 1992 sepse nuk donte të dëbohej në Jugosllavi, e cila ishte përfshirë në një luftë civile në atë kohë.

Që nga arratisja ai punoi si zejtar duke bërë punë të ndryshme dhe u quajt "Dougie".

Kohët e fundit Desic kishte fjetur në dunat e rërës në Avalon në plazhet veriore të Sidneit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco