Covid: Italia kërkon nga të gjithë punonjësit të tregojnë çertifikatën e gjelbër

Covid: Italia kërkon nga të gjithë punonjësit të tregojnë çertifikatën e gjelbër

09:19, 17/09/2021
A+ Aa A-

Italia do ta bëjë të detyrueshme që të gjithë punonjësit të kenë një "pasaportë të gjelbërl" Covid - dëshmi e vaksinimit, një test negativ ose shërim nga virusi.

Masat janë të parat për Evropën dhe disa nga më të rreptat në botë.

Çdokush pa pasaportë raportohet se do të përballet me pezullimin nga puna dhe mund t'i ndalohet paga pas pesë ditësh.

Masa, e cila do të hyjë në fuqi më 15 tetor, synon të rrisë vaksinimet në një vend që është goditur rëndë nga virusi.

Çertifikatat e gjelbra Covid-19, të dhëna si në mënyrë dixhitale ashtu edhe në letër, tashmë kërkohen për të hyrë në stacionet hekurudhore italiane, kinema, restorante, palestra dhe pishina.

Personeli i shkollës gjithashtu kërkohet të tregojë një pasaportë të tillë dhe disa mësues thuhet se janë larguar nga puna.

Të enjten, qeveria italiane miratoi një ligj të ri për të zgjeruar kërkesat për të gjithë vendet e punës dhe punonjësit në të gjithë sektorët, përfshirë të vetëpunësuarit.

Bizneset dhe stafi mund të përballen me gjoba deri në 1,500 euro nëse zbulohet se njerëzit punojnë pa një pasaportë të gjelbër të vlefshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco