Burri habit me rrëfimin: Alienët më ndanë nga gruaja me nanoçipin që më vunë

Burri habit me rrëfimin: Alienët më ndanë nga gruaja me nanoçipin që më vunë

21:58, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një burrë beson se alienët i kanë shkatërruar jetën e tij duke i futur një nanoçip në krahun e tij, gjë që i shkaktoi humbjen e punës dhe të gruas së tij.

Steve Colbern pohoi se ai ishte marrë në bordin e një UFO -je nga alienët që dukeshin si ngyrë gri dhe se ai ishte rrëmbyer, aq sa perspektiva e tij për jetën i ndryshoi.

Siç raporton “Daily Star”, amerikani shpjegoi se incidenti filloi kur ai gjeti një UFO që rrinte pezull mbi pemën e tij të avokados, para se të tërhiqej më pas në anije kozmike nga një rreze me dritë jeshile.

Pastaj, alienët e çuan në një stacion mjekésor dhe i thanë të shtrihej, por kur u kthye në Tokë asgjë nuk ishte e njëjtë për të. Steve beson se i kanë futur një implant që i ka ndryshuar jetën.

Duke folur për podkastin, ai pohoi: “Ai përdori një instrument të gjatë që ishte si një copë tub çeliku inox dhe që kishte një fibër optike brenda, e cila transmetonte dritë ultravjollcë dhe kishte një pajisje në fund që do të shpërndante implantet dhe do t’i fuste ato në trupin tim”.

Sapo kishte pëfunduar rrëmbimi, Steve theksoi se përjetoi një perspektivë ndryshe për jetën.

Ai vazhdoi: “E bën shumë më të vështirë të shoqërohesh këtu … Tashmë më duken të parëndësishme gjërat që bëjnë njerëzit.”

Dhe, përkundër faktit se Steve pohoi se gruaja e tij kishte përjetuar episode të ngjashme, ai sugjeroi që nanoçipi ishte arsyeja e divorcit të tyre përfundimtar.

Ai rrëfeu: “Gruaja ime nuk ishte shumë e kënaqur kur e mori vesh këtë dhe më fajësoi mua. Unë mendoj se ishte goxha e padrejtë, por kështu reagojnë njerëzit; shkatérrojnë marrëdhëniet në mënyrë rutinore “.

Steve gjithashtu zbuloi se nxitja e tij për të hetuar aktivitetet paranormale e kishte çuar atë në humbjen e punës, sepse përdori pajisjet e kompanisë për të provuar se kishte në trupin e tij një nanoçip të implementuar.

Duke reflektuar mbi përvojën, Steve eksploroi më tej sesi kishte ndryshuar pikëpamja e tij për jetën, duke thënë: “Më hapi sytë, më duket se jam pjesë e kësaj shoqërie dhe gjithashtu e shoqërisë së tyre, dhe njëherësh anëtar i qytetërimit galaktik, njerëzimi është i bllokuar në një planet të errët. Ndonjëherë ndihem njeri, ndonjëherë si alien është e vështirë ta ndaj personalitetin tim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco