Von der Leyen: Të ndërtojmë ushtrinë e përbashkët europiane

Von der Leyen: Të ndërtojmë ushtrinë e përbashkët europiane

18:37, 16/09/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa ka parashtruar një nga problemet e sigurisë globale, kërkon që BE të kalojë në një nivel tjetër dhe të rrisë mbrojtjen e përbashkët.

Largimi i amerikanëve nga Afganistani, që sipas disa aleatëve perëndimorë u bë pa konsultime me ta, ka sjellë edhe një pështjellim të situatës vetë brenda Perëndimit.

Ndërsa marrja e pushtetit nga talebanët mund të paraqesë probleme të sigurisë për BE-në, shefja e komisionit parashtroi se BE-së i duhej "vullneti politik" për të ndërhyrë ushtarakisht pa SHBA -në pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve.

Europianët kanë folur edhe më herët për një ushtri të përbashkët. BE -ja është mbështetur historikisht në aleancën e NATO -s për veprime ushtarake, teksa shumica e vendeve janë anëtarë të aleancës veriatlantike.

"Tani është koha që Europa të rritet dhe të kalojë në një nivelin tjetër," tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Europian.

Situata është ndërlikuar edhe më shumë pas largimit të Britanisë së Madhe.

Do të ishte edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer që bëri thirrje për bisedime intensive për ta bërë BE-në "një lojtar strategjik që duhet të merret parasysh" në arenën ndërkombëtare. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i mbështet planet e BE-së për të ndërtuar një politikë të përbashkët mbrojtëse, por paralajmëroi kundër krijimit të një force të re ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco