Moderna: Mbrojtja nga vaksina kundër COVID-19 zbehet, nevojë për...

Moderna: Mbrojtja nga vaksina kundër COVID-19 zbehet, nevojë për...

17:54, 16/09/2021
A+ Aa A-

Të dhënat e reja për vaksinën anti-covid tregojnë se mbrojtja që ajo ofron zbehet me kalimin e kohës, duke mbështetur rastin për doza përforcuese, tha kompania e prodhimit të vaksinës Moderna.

“Ky është vetëm një vlerësim, por presim që dobësimi i imunitetit të jetë 600.000 raste shtesë të COVID-19”, tha presidenti i Modernës, Stephen Hoge në një konferencë.

Hoge nuk parashikoi se sa nga rastet do të ishin të rënda, por tha se disa do të kërkonin shtrimin në spital.

Moderna më 1 shtator dorëzoi aplikimin e saj në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave duke kërkuar autorizim për një dozë përforcuese.

Hoge tha se të dhënat nga studimet e tij përforcuese tregojnë se vaksina mund të rrisë antitrupat neutralizues në nivele edhe më të larta sesa ishin pas marrjes së dozës së dytë.

“Ne besojmë se kjo do të zvogëlojë rastet e COVID-19,” tha ai.

“Ne gjithashtu besojmë se një dozë e tretë e mRNA-1273 ka një shans për të zgjeruar ndjeshëm imunitetin gjatë pjesës më të madhe të vitit të ardhshëm ndërsa përpiqemi t’i japim fund pandemisë”, shtoi Hoge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco