Angli, disa azile mund të mbyllen nëse pezullohet personeli i pavaksinuar

Angli, disa azile mund të mbyllen nëse pezullohet personeli i pavaksinuar

11:56, 16/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i organit përfaqësues për Kujdesin Social në Angli ka thënë se azilet  mund të detyrohen të mbyllen sepse punonjësit që refuzojnë të vaksinohen do t'i lënë ato pa personel.

Martin Green, shefi ekzekutiv i Care England, i tha BBC: “Ekziston një krizë e vërtetë rreth rekrutimit në sektorin e kujdesit social i cili, në pandemi, është përkeqësuar shumë. Shumë gjëra që qeveria ka bërë, përfshirë procesin e vaksinimit të detyrueshëm, nuk kanë ndihmuar.”

Green tha se qeveria kishte futur vaksinën si të detyrueshme për punonjësit e kujdesit pa i kuptuar implikimet dhe pa ndonjë plan për t'u marrë me mungesat e stafit. Ai vazhdoi:

“Shtëpitë e kujdesit tani janë në një pozitë të vështirë, përballë realitetit nëse kanë staf të mjaftueshëm për të ruajtur sigurinë dhe cilësinë e kujdesit? Ekziston pashmangshmëria që në disa zona, nëse nuk mund të merreni me personelin, atëherë do të ketë azile që do të mbyllen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco