Franca pezullon 3000 punonjës shëndetësie të pavaksinuar

Franca pezullon 3000 punonjës shëndetësie të pavaksinuar

11:51, 16/09/2021
A+ Aa A-

Mijëra punonjës shëndetësorë në Francë të cilët nuk u vaksinuan kundër Covid-19 para afatit këtë javë janë pezulluar pa pagesë, tha Ministri i Shëndetësisë.

"Rreth 3,000 pezullime iu njoftuan dje punonjësve në qendrat shëndetësore dhe klinikat, të cilët ende nuk janë vaksinuar," tha Olivier Veran për radion RTL. "Disa dhjetëra" kishin dhënë dorëheqjet e tyre në vend që të bënin vaksinat, shtoi ai.

Kjo shifër ndër 2,7 milionë punonjës shëndetësorë në tërësi, tha Veran, duke shtuar se "kujdesi i vazhdueshëm shëndetësor është i siguruar".

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në korrik i dha stafit në spitale, punonjësve të shtëpive të pensionit dhe shërbimit të zjarrit një ultimatum për të marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit deri më 15 shtator, ose do të përballen me pezullim të papaguar.

Shumë infermierë në veçanti kanë ngurruar të vaksinohen, duke përmendur shqetësimet për sigurinë ose efikasitetin, duke sjellë rrezikun që vaksinimi i Francës të ngecë, sipas AFP.

Agjencia kombëtare e shëndetit publik në Francë vlerësoi javën e kaluar se afërsisht 12% e stafit të spitalit dhe rreth 6% e mjekëve në  privat ende nuk janë vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco