Miratimi i Bitcoinit si monedhë zyrtare e kthen El Salvadorin në një fushë beteje

Miratimi i Bitcoinit si monedhë zyrtare e kthen El Salvadorin në një fushë beteje

11:03, 16/09/2021
A+ Aa A-

Mijëra protestues dolën në rrugë për të protestuar ndaj vendimit të qeverisë për miratimin e Bitcoinit si monedhë zyrtare në El Salvador.

Presidenti  Nayib Bukele është shprehur se kriptovaluta do ta bëjë me të lehtë për salvadorianët që jetojnë jashte vendit dërgimin e parave të afërmit të tyre.

Por ata që kundërshtojnë këtë plan të qeverisë argumentojnë se Bitcoin do të çojë në paqëndrueshmëri dhe infamacion.

Disa protestues dogjën makina Bitcoin të ngjashme me ATM-të, ndërsa të tjerët mbanin parulla "Diktator Bukele".

Vendi, i cili vendosi të pranojë Bitcoin si monedhë zyrtare pranë dollarit amerikan javën e kaluar, hapi terren të ri në këtë fushë.

Demonstruesit, të cilët u mblodhën në kryeqytetin San Salvador në 200 vjetorin e pavarësisë së vendit, bënë thirrje për respektimin e kushtetutës dhe kritikuan autoritarizmin e Bukele.

Bukele kohët e fundit kishte rritur kontrollin e tij mbi gjyqësorin, gjë që i mundësoi atij të kandidojë për president për herë të dytë, pavarësisht nga afati kushtetues.

Por mbështetja publike e Bukele është gjithashtu e lartë.

Në një sondazh të kohëve të fundit për një gazetë, u pa se presidenca e tij u miratua me 85 përqind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco