Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Përkrahësit e një partie në pushtet, 5 milionë letra për Biden: Mos ndërhyj

Përkrahësit e një partie në pushtet, 5 milionë letra për Biden: Mos ndërhyj

09:14, 16/09/2021
A+ Aa A-

Përkrahësit e Partisë për Mirëqenie, e cila është në pushtet në Etiopi, kanë planifikuar që t’ia dërgojnë pesë milionë letra presidentit amerikan, Joe Biden, si pjesë e fushatës për ta ndryshuar politikën e administratës së tij rreth luftës në rajonin verior të shtetit afrikan, Tigray.

Organizatorët e fushatës “Zarfet e bardha ta vërshojnë Shtëpinë e Bardhë” thonë se letrat e shkruara nga miliona të rinj do të dërgohen nga tani deri më 25 shtator, shkruan BBC.

Alemayehu Seifu, kryetar i organizatës së lidhur me shtetin, “Fuqizimi i Rinisë Etiopiane”, i tha televizionit publik britanik se të rinjtë nga zonat e prekura nga lufta në Tigray do të shkruajnë për përvojat e tyre dhe për “punën e djallëzuar” të luftëtarëve të lidhur me Frontin Çlirimtar Popullor të Tigray-t.

“Qeveria amerikane duhet të ndalet së ndërhyri në çështjet e brendshme të vendit tonë. Ata duhet të marrin mësim nga Afganistani, Pakistani e Libia”, tha Alemayehu.

Presidenti Biden dhe udhëheqës të tjerë perëndimore u kanë bërë thirrje autoriteteve të Etiopisë për t’i dhënë fund luftës që është përhapur edhe në rajonet fiqnje, Amhara dhe Afar.

Mijëra njerëz janë vrarë, milionë të tjerë janë zhvendosur, ndërsa shumë njerëz po përballen me kushte të rënda për jetesë, sepse ndihmat ushqimore janë ndërprerë kohë pas kohe.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, vazhdimisht i ka refuzuar thirrjet për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve me udhëheqësit e grupit që po lufton kundër forcave qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco